Koronavirusi mbyll emisionin televiziv, në vetëkarantinë edhe gazetari i njohur shqiptar (FOTO LAJM)

Koronavirusi ka prekur edhe stafin e emisionit të famshëm “Le Iene”, emision që u bë i njohur për publikuar shqiptar pasi solli në skenë rastin e Alvin Berishës dhe fëmijëve shqiptarë në kampet e Sirisë.

Mësohet se pjestarët e stafit kanë marrë një mesazh ku u është kërkuar që mos të paraqiten në redaksi pasi një pjesëtar ka rezultuar i kontaminuar.

Atyre u është kërkuar në formë këshillimi që të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë, dhe në rast se simptomat shfaqen të lajmërojnë menjëherë ekipet mjekësore.

Ndërsa sa i përket pjesës tjetër të televizionit do të fillojnë punën normalisht.

“Edhe pse çështja nuk ka të bëjë me ekipin e profesionistëve të pranishëm në studiot e televizionit, Mediaset ka preferuar të pezullojë programin për kujdes mjekësor dhe i ka ftuar të gjithë profesionistët e përfshirë të qëndrojnë në izolimin në shtëpi”, njofton vetë media.

Mes personave që është vetëkarantinuar është edhe gazetari shqiptar Taulant Kopliku, i cili është prej disa vitesh pjesë e “Le Iene”. Fatmirësisht ai deri në këto momente nuk ka shfaqur asnjë shqetësim me shëndetin e tij, por vetëkarantinimi është pjesë e këshillave të dhëna nga protokollet e OBSH-së.


Shtuar 9.03.2020 07:11