“Kokat” e trafikut nga Ekuadori në Shqipëri, kush janë personat që urdhëruan pengmarrjen e Prengës

Pengmarrja e Jak Prengës ka shkaktuar shumë zhurmë në media. Rrëmbimi dhe vrasja e tij ishte makabre dhe arsyet e krimit deri tani përflitet se janë pazaret e drogës.

Por Klodiana Lala ka zbuluar sipas katër personat që kanë urdhëruar krimin makabër.

Më poshtë, katër emrat e urdhëruesve të krimit makabër:

M. B., personazh me dritë-hije të forta në botën e krimit, nga Shkodra, i akuzuar për trafik droge nga Ekuadori në vendet e BE.

G. D., është i skeduar nga autoritetet e vendeve të BE dhe konsiderohet si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimi i Jan Prengës, përderisa vëllai i këtij të fundit arriti të nxirret nga porti britanik një sasi të madhe kokaine, por nuk e dorëzoi në destinacion.

K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar. Ky mendohet të jetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke çuar mesazhin për marrjen peng të Prengës.

D.R., nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. Më 2014, është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri.


Shtuar 29.01.2020 12:05