Këto janë dy momentet kur Fury hedh në tapet Wilderin (VIDEO)

Tyson Fury ka triumfuar në rimeçin ndaj Deontay Wilder për ta marrë titullin si kampion i botës në peshat e rënda.

Boksieri britanik ka zhvilluar një meç fantastik nga fillimi deri në fundin e këtij dueli.

Fury e rrëzoi dy herë amerikanin, ku hera e parë ishte në minutën e fundit të raundit të tretë. Një goditje e fuqishme me të djathtën nga britaniku bëri që Deontay të binte në tokë, por që u ngrit dhe vazhdoi luftën.


Shtuar 23.02.2020 10:35