Kartelet e drogës marrin situatën në dorë, eliminojnë ata që thyejnë karantinën

Teksa qytetarët në Kolumbi vijojnë të jenë të pabindur ndaj masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në lojë kanë hyrë kartelet famëkeqe të drogës të cilat kanë marrë vetë situatën në kontroll.

Sipas organizatës Human Rights Watch, të paktën nëntë vetë janë ekzekutuar se kanë refuzuar të zbatojnë rregullat e izolimit, ose kanë folur kundër tyre.

Vrasjet kanë ndodhur pas rritjes së papritur të shifrave të infektimeve pas një periudhe fillestare në të cilat numri i të painfektuarve kanë qenë të papërfillshme.

Tani gati 200,000 vetë janë konfirmuar me koronavirus dhe mbi 6,000 kanë vdekur.

Tre vetë u vranë vetëm pse kishin dalë për një shëtitje në park. Dy emigrantë nga Venezuela ishin duke pirë në një dyqan për riparim telefonash, kur u qëlluan për vdekje.


Shtuar 21.07.2020 08:47