Kapet drogë me vlerë 2 milion euro: Arrestohen 3 persona në Itali, njëri shqiptar

Policia italiane bashkë me ato shqiptare ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 200 kg lëndë narkotike e cila ishte ngarkuar mbi një gomone.

Mësohet se lënda narkotike e ngarkuar në një gomone 6 metra të gjatë ishte nisur nga Shqipëria me destinacion Italinë, ndërsa do të kapte vlerën e 2 milionë eurove në treg.

Në pranga kanë rënë 1 shqiptar dhe 2 italinë por nuk dihet roli i tyre në këtë aktivitet të paligjshëm.

Ngarkesa u bllokua në Kastro, pas një ndjekjeje të gjatë nga policia italiane teksa momentalisht vijon puna për zbulimin e plotë të rrjetit të trafikut.


Shtuar 18.08.2020 11:32