Gjashtë persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit në Përmet të cilët dyshohet se kryenin marrëdhënie seksuale me forcë.
Dyshohet se dy persona kanë përdhunuar një vajzë 19 vjeçare teksa 4 të tjerë për ngacmime seksuale.
Mwsohet se ngjarja ka ndodhur në një fshat të Këlcyrës. Më herët djemtë e shantazhonin vajzën e abuzuar me video deri sa ia arritën qëllimit.
Të rinjtë jetojnë në qytetin e Përmetit, ndërsa vajza nga fshati Goricë, njësia administrative Sukë. Djemtë janë të moshës 17- 18 vjeçare dhe ndalimi i tyre është bërë pas denoncimit që ka bërë vajza e abuzuar.
Dyshohet se e reja ka pasur lidhje me njërin prej djemve të ndaluar.