Kanë në dorë zgjedhjet e ardhshme, betohen 8 gjyqtarët e përzgjedhur

Zgjedhjet e 2021 do të shqyrtohen me kujdes nga 8 gjyqtarë që u përzgjodhën me short për t’u bërë pjesë e Kolegjit Zgjedhor.

Ditën e sotme ata janë betuar dhe bëhet fjalë për gjyqtarët Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Asim Vokshi, Gentian Medja dhe si dhe Esmeralda Çeka.

Shorti nuk përzgjodhi emrin e Ardian Dvoranit, i cili nëse do të ishte fitues do duhej të betohej sot tek Presidenti i Republikës Ilir Meta, që e ka paditur për çështjen e Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtarët e zgjedhur me short do të kenë në dorë mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamenetare të 25 prillit. /albeu.com/


Shtuar 10.09.2020 08:50