Hapja e shkollave në kohën e COVID-19, Ministria e Arsimit apel prindërve dhe mësuesve (VIDEO)

Aktualisht një nga shqetësimet kryesore në lidhje me COVID-19 është hapja e shkollave dhe mbarëvajtja e mësimit.

Pikërisht për këtë, Ministria e Arsimit është shprehur se mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin e gjithsecilit është zbatimi me përpikëri i rregullave dhe ndjekja e çdo protokolli për kujdesin shëndetësor.

Në një tjetër video, ministrja Besa Shahini informon se si duhet reaguar në rast të një problemi shëndetësore që nxënësit apo mësuesit shfaqin në shkolla.

Ajo shprehet se duhen lajmëruar menjëherë strukturat mjekësore.

Ministrja shprehet se protokolli i sigurisë për nxënësit është i njëjtë edhe për mësuesit, personelin dhe drejtuesit e shkollave.

Ndërsa bën apel për ndjekje rigoroze të të gjitha protokolleve shëndetësore.


Shtuar 10.09.2020 08:55