Ju gjet pakoja me “të bardhë” poshtë bluzës, kapen dy persona që tentuan të kalonin në Greqi

Policia Kufitare e Kapshticës ka arrestuar dy persona të cilët tentatuan të trafikojë droga të forta drejt Greqisë.

Pas kontrollit në automjetin tip “Mercedes-Benz” me drejtues shtetasin I. F., 40 vjeç dhe pasagjer shtetasin B. H., 49 vjeç, të dy banues në Korçë u sekuestrua 1 kilogramë e 28 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Si rezultat i kontrollit fizik, shtetasit B. H., i është gjetur e fshehur në trup një pako e presuar me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 1028.2 gr, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale dhe hetimore, u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.


Shtuar 8.03.2020 09:00