“Jemi të gjithë një skuadër”, flet Dybala: Qëndroni në shtëpi

Ylli i Juventusit, Paolo Dibala ka dhënë një mesazh inkurajues këtë të premte kundër koronavirusit, duke deklaruar se sot jemi të gjithë bashkë një skuadër.

Në një bashkëbisedim në Instagramin e tij, në prani dhe të partneres Oriana Sabatini, sulmuesi argjentinas tha se këshilla e vetme për fansat është të qëndrojnë në shtëpi siç po bën dhe ai.

Të lidhura

None found

“Ne jemi të gjithë një skuadës, pra nuk jemi të ndarë në ngjyra politike apo ekipesh. E vetmja këshillë që dua t’iu jap është të qëndroni në shtëpi, ashtu si unë.

Dua të falenderoj doktorët dhe infermierët, të cilët po vënë në rrezik shëndetin e tyre ama po bëjnë punë të jashtëzakonshme. Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Itali, por shpresoj të gjendet një zgjidhje sa më shpejt,” deklaroi 26 vjeçari argjentinas, partnerja e të cilit gjithashtu bëri thirrje të mos dilet nga shtëpia.


Shtuar 20.03.2020 19:43