Iu tremb kali e i doli para makinës, përplaset për vdekje i moshuari

Një aksidenti ka ndodhur në fshatin Neviçisht, në aksin Korçë-Kapshticë ku një makinë ka përplasur për vdekje një person.

Sipas të dhënave të para viktima ka qenë duke lëvizur me kalë dhe ka dalë nga një rrugë dytësore e fshatit. Në momentin kur ka dalë në rrugë, kali është trembur dhe i ka dalë përpara automjetit.

Mësohet se personi i cili udhëtonte me kalë, ka qenë rreth 70 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

“Më datë 23.09.2020, rreth orës 05:35, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht, ka ndodhur një aksident, ku për pasojë shtetasi E. G., 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. G., u dërgua në Spital për kontroll mjekësor, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 23.09.2020 06:12