Ishte në intubim, koronavirusi i merr jetën artistit të njohur shkodran

Artisti i njohur shkodran, Enrik Çefa ka humbur betejën me koronavirusin në moshën 75-vjeçare. Çefa ishte i intubuar në një nga spitalet COVID në Tiranë , por nuk ia doli ti mbijetonte sèmundjes.

Enrik Çefa ishte mësues muzike, por njëkohësisht ishte i angazhuar në disa festivale në Shkodër për të rritur dhe fëmijë. Një nga këngët më të njohura që ai ka kompozuar eshtë edhe ‘Vajza shkodrane’.

Të lidhura

None found

Pritet që rasti i tij të konfirmohet ditën e nesërme në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë sor kanë ndërruar jetë 4 pacientë dhe janë infektuar 155 persona të tjerë.


Shtuar 20.08.2020 14:47