Ditën e sotme ka shkuar në 64 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë, teksa mësohet se një prej të infektuarëve është dhe një mjek pranë spitalit të Lushnjës.
Analizat e tij u bën pasi mjeku ishte pjesë e mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, i cili bënte turnin e mjekut roje ku ishte i shtruar dhe pacienti nga Lushnja i cili ndërroj jetë ditën e djeshme. Menjëherë pas daljes së analizave mjeku është vetkarantinuar në ambientet e shtëpisë.
Mësohet se mjeku nuk ka shenja apo shqetësime që karakterizohet koronavirusi. Veç kësaj mostra analize janë marrë dhe personave që mjeku ka patur kontakte në spitalin e Lushnjës.