“Infektivi po mbushet frikshëm”, mjekja bën rrëfimin prekës

Mjekët janë ata që kanë vendosur jetën e tyre në rrezik e po përballen me betejën e koronavirusit. Një prej radhëve të bardha është dhedDoktoreshë Loreta Bica, e cila tregon se si luftojnë në Spitalin Infektiv për të shpëtuar jetët e pacientëve.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar rrefimin e mjekes Bica, teksa bën thirrrje për mbajtjen e maskës, e cila tani është bërë e detyrueshme në ambientet e mbuyllura.

Deklarata e mjekes

Jo rrallë dëgjoj të pyetet: “E vërtetë?”

Në pak ditë shoh një spital që mbushet frikshëm me të sëmurë në gjendje të rëndë!
Shoh mjekë infermierë, sanitarë që luftojnë për të lehtësuar dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë!

Duket sikur e kanë harruar rrezikun e madh që i kërcënon në luftën me Covid-in.

Me të vërtetë e frikshme!

Por Covid-19 është armik shumë i dobët, nëse e luftojmë të gjithë bashkë!

Ju lutem mbroni jetët tuaja dhe jetët tonat, thjeshtë duke vendosur maskën!

Së bashku mund dhe do t’ia dalim.


Shtuar 23.07.2020 07:39