I rrahën nënën 61-vjeçare, del para Gjykatës vrasësi

Mbërrin në Gjykatën e Fierit Aliond Saliaj, autori i ngjarjes se rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Patos të Fierit.

31 vjecari Aliond Saliaj qëlloi për thikë bashkëfshatarin Përparim Seati 46 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Konflikti i përgjakshëm kishte nisur disa orë më parë kur vëllai i viktimës dhe kushëriri i tij kishin shkuar në banesën e Saliajt duke rrahur nënën e moshuar të autorit.

Vëllai dhe nipi i viktimës, Agron Seati dhe Gazmir Seati, akuzohen se kanë goditur me mjete te forta nënën e autorit, 61-vjeçare.

Pritet vendimi i Gjykatës së Fierit për tre të arrestuarit.


Shtuar 22.07.2020 10:26