51 vjeçari me koronavirus arratiset nga spitali

Një situatë alarmante është shkaktuar në Kosovë, pasi një i prekur nga koronavuirusi është arratisur nga spitali.

51-vjeçar u plagos gjatë punës, dhe më pas rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit teksa kryente kontroll mbrëmjen e kaluar në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

Gjatë natës, ai u largua nga dhoma e izolimit duke vënë në rrezik edhe të tjerët, ndonëse në korridore kishte edhe zyrtarë të policisë.

“Tek ne erdhi ai pacient. Ne ishim duke e trajtuar, dyshuam se po ashtu ishte prekur nga Covid 19. E izoluam rastin por ai në mbrëmje kishte ikur nga klinika”, thanë për Express mjekët e Emergjencës.

Mjekët lajmëruan policinë e Kosovës se personi në fjalë nuk gjendej në Klinikë dhe vendndodhja e tij u lokalizua ditën e sotme.


Shtuar 7.04.2020 19:05