Autoritetet iraniane kanë njoftuar se e kanë arrestuar personin që kishte filmuar rrëzimin e avionit ukrainas pas goditjes nga një raketë. Mendohet se personi i arrestuar do të akuzohet për rrezikim të sigurisë kombëtare.
Avioni i kompanisë “Ukraine Interantional Airlines” u rrëzua disa minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti i Teheranit të mërkurën e një jave më parë. Për pasojë humbën jetën 176 personat që ndodheshin në bord.
Të lidhura
None found
Sakaq, Irani ka depranuar se avioni është rrëzuar gabimisht dhe njoftoi për arrestimin e disa personave në lidhje me këtë rast.
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, tha se hetimet për këtë aksident do të zhvillohen nga një gjykatë speciale. “Ky nuk do të jetë një rast i zakonshëm. E tërë bota do ta përcjellë punën e kësaj gjykate”, tha ai gjatë një fjalimi.
Mirëpo, Irani fillimisht e mohoi se avioni është goditur nga raketa, po ndërsa pranoi se u rrëzua përmes sistemit të mbrojtjes ajrore.
