I morën jetën në aksidentin tragjik këmbësorëve, jepet vendimi për shoferët

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lerë në burg dy shoferët e përfshirë në aksidentin tragjik në kryeqytet ku humbën jetën 2 këmbësorë.

Në seancën për masën e sigurisë, gjykata vendosi “arrest në burg me afat 30 ditor” për shtetasin Edmond Murati dhe “arrest në burg pa afat” për Etjon Lazrin.

Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorëzim ekspertizën paraprake të shkaqeve të ngjarjes.

Dy të pandehurit janë marrë në pyetje nga policia lidhur me rrethanat e aksidentit.


Shtuar 5.01.2020 11:30