Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka treguar edhe njëherë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shembja e Teatrit.
Edhe pse ndërtesa i ka mbijetuar tërmeteve shkatërruese dhe ka marrë vlerësime me peshë nga disa organizata ndërkombëtare, Veliaj bëri të ditur se kjo ndërtesë do të shembet sapo të përfundojnë të gjitha procedurat.
“Sapo të ketë shkuar në Parlament kontrata e re, të jepet leja për teatrin e ri dhe në do të kemi teatrin më të bukur në rajon. E meriton Tirana që të mos shkojë në teatër me batanije.
Ata që po lodhen aty, për mua rrini sa të doni, por do të njoftohen që do të fillojë ndërtimi i teatrit të ri”, tha Veliaj.
Edhe pse protestat në Teatër vazhdojnë që prej dy vitesh, kjo protestë revolucionare ka rënë në vesh të shurdhët. /albeu.com/