Humbi vëllain në atentat mafioz, Misse Beqiri bën dedikimin prekës

Misse Beqiri ka thyer heshtjen për herë të parë pas vrasjes tronditëse të vëllait të saj, Flamur Beqiri në prag të krishtlindjeve, në Londër.

Më anë të një dedikimi prekës kushtuar vëllai të saj, Misse Beqiri ka postuar edhe një foto së bashku me vajzën ndërsa shkruan: ‘Forca ishte gjithçka që më mësove’.

Pak ditë më parë ishte i dashuri i saj Jake Hall i cili publikoi në Instagram foto, ku shfaqet me Misse Beqirin dhe vajzën e tyre 2 vjeç buzë detit.

“Mbani kokën lart dhe vazhdoni të buzëqeshni” ishte mesazhi i tij.

Sipas hetimeve të deritanishme, vrasja lidhet me një përfshirje të Flamur Beqirit në një luftë bandash me kriminelë nga Afrika e Veriut.


Shtuar 29.01.2020 11:15