Greqia jep “dritë jeshile”, njihen patentat shqipare

Shteti fqinj, Greqia ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

E thënë ndryshe, shqiptarët mund të drejtojnë mjete në shtetin grek pa pasur nevojë të pajisen me leje ndërkombetare drejtimi.

Marrëveshja e firmosur që në 11 maj 2018, pjesë e paketës së çështjeve të pazgjidhura Shqipëri-Greqi, i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë dhe grekë.

Marrëveshja lehtëson jetën e qytetarëve, shmang sorollatjen nëpër zyra, harxhimin e kohës dhe parave, duke kursyer 700 euro për qytetarët shqiptarë.


Shtuar 29.01.2020 11:20