HOROSKOPI/ Ditë plot ngarkesë, sot dikush do t’ju shprehë dashurinë

Dashi

Përfitoni nga Hëna në Demi, për të zgjidhur çështje praktike, administrative, financiare që janë vendosur prej kohësh në tryezën dhe në mendjen tuaj. Me disa përpjekje minimale sot ju mund të siguroni një qetësi të përsosur. Do bëni disa marrëveshje me partnerin tuaj që do ndikojnë për mirë në lidhjen tuaj.

Demi

Një shenjë super star pa hije dyshimi e kjo falë Hënës në shenjën tuaj. Me punën, energjinë, vendosmërinë që ju karakterizon ju sot do jeni të paërbalueshëm. Do të dini gjithashtu si t’i trajtoni situatat sipas nevojave tuaja, derisa ato të bëhen plotësisht të favorshme. Nëse bëhet fjalë për dashuri, mbrëmja premton momente të zjarrta me partnerin tuaj.

Binjakët

Përpiquni të mos bllokoheni nga një keqkuptim i papritur. Ju nuk duhet të hiqni dorë nga krijimtaria dhe ndjeshmëria juaj, e cila mund të jetë një mjet në favorin tuaj për t’u shfrytëzuar siç duhet. Do të kundërshtoni një person i cili ju do shumë dhe nuk ka ndaluar kurrë së dashuruari.

Gaforrja

Sot do keni butësinë që ju ka munguar prej kohësh, mbase nuk ndodh asgjë e jashtëzakonshme, por ju do dini se ku doni të shkoni dhe pse. Mërkuri ofron mbështetjen e tij për sa i përket shoqërueshmërinë, komunikimit dhe qartësisë së ideve; Hëna, nga ana tjetër, lehtëson marrëdhëniet me njerëzit përreth dhe të dashurin tuaj.

Luani

Ditën e sotme ulni nivelin e pritjeve dhe shmangni rreziqet e lojërave të fatit. Një ngjarje apo tubim në agjendën tuaj, do anulohet, që kështu do keni më shumë kohë të lirë. Në dashuri do ndiheni më së miri pranë partnerit tuaj.

Virgjëresha

Përfitoni nga kjo ditë me të vërtetë magjike për të kompensuar të gjitha detyrat që keni lënë anash. Me Hënën në anën tuaj, energjia do jetë në nivele të larta dhe do ju ndihmojë përballë çdo situate. Do keni fat si në punë ashtu dhe në lojë. Do t’i përkushtoheni angazhimeve në dashuri.

Peshorja

Yjet e kësaj dite do nxjerrin në pah intuitën dhe mrpehtësinë e madhe në fitimin e parave ose në sjelljen e projekteve financiare të cilat do kenë një përfundim të suksesshëm. Për dikë, një ofertë e re pune do duket shumë joshëse dhe tërheqëse. Për disa të tjerë, një takim ekstravagant mund të çojë në një marrëdhënie të bukur dhe të qëndrueshme.

Akrepi

Kur Hëna është në kundërshtim, marrëdhëniet romantike mund të jenë të vështira; megjithatë, konfliktet mund të ndihmojnë në sqarimin dhe lirimin e tensioneve të akumuluara. Ju duhet të veproni me qetësi dhe sens të përbashkët. Lajm i mirë në punë, nëse punoni në një ekip me të tjerët.

Shigjetari

Do jeni të favorizuar për aktivitetet tuaja profesionale, në sektorin administrativ, sigurimin shoqëror etj. Moment i favorshëm për të ndërmarrë hapa në fushën e dashurisë: atmosfera e çiftit, gradualisht do të bëhet më e qetë dhe bashkëjetesa më e lehtë dhe më e gëzuar. Hani shëndetshëm.

Bricjapi

Me Hënën në Dem, ju do ndjeni aroma dhe shije të veçanta gjatë kësaj dite. Kreativiteti dhe fryma e iniciativës që do keni, do ju bëjnë ndryshe nga të tjerët dhe do nxjerrin në pah profesionalizmin dhe origjinalitetin tuaj. Mënyra e preferuar për t’u ndjerë mirë me të dashurin tuaj është erotizmi.

Ujori

Sot ju do e teproni me buxhetin tuaj, do shpenzni për një blerje personale se për shtëpinë tuaj, gjë që do revoltojë shumë familjarët. Përpiquni t’i ofroni disponueshmërinë tuaj një të afërmi në nevojë.

Peshqit

Në mëngjes do ndiheni shumë të përgjumur, pr falë intuitës dhe instiktit tuaj, ju do nxirrni pa frikë frymën tuaj krijuese. Ju keni ëndrra të bukura të cilat kanë mundësi që të realizohen. Do keni një marrëdhënie të gjallë dhe plot emocione me partnerin tuaj.


Shtuar 16.06.2020 06:10