Ditë më parë në disa media në Kosovë u raportua se të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët vizitojnë Shqipërinë, kur të kthehen mund të detyrohen të hyjnë në vetë karantinë prej shtatë ditësh për të parandaluar infektimin me COVID-19.
Për këtë kishte reagime të mëdha edhe nga vetë anëtarët e kabinetit qeveritar.
Por, duke u bazuar nga vendimi i djeshëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në publikimin e masave për parandalimin e COVID-19, nuk do të ketë një gjë të tillë.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës të martën ka vendosur disa masa të reja. Masat e marra vlejnë për të gjithë ato shtete që kanë marrë masa ndaj qytetarëve të Kosovës për parandalimin e COVID-19, por kjo nuk vlen për shtetet që nuk kanë marrë këto masa. Këtu hyn Shqipëria dhe kjo vlen edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.