Grabitet sërish argjendaria e kunatit të Bashkim Finos

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur gjatë natës një nga bizneset më të njohura në qytetin e Librazhdit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit të kësaj të mërkure dhe është konstatuar pas rënies së sinjalit të alarmit për pak sekonda.

Argjendaria është në pronësi të Skënder Xhanit, i cili është kunati i ish kryeministrit dhe deputetit socialist Bashkim Fino.

Vjedhësit dyshohet se kanë vepruar sipas një plani të parapërgatitur duke i kryer veprimet me shpejtësi dhe kanë arritur të merrnin gjithçka kishin si objektiv. Për të realizuar vjedhjen ata më herët janë futur në shtëpinë e biznesmenit.

Që andej kanë marrë çelësat e argjendarisë dhe më pas janë futur te biznesi ku ka marrë çfarë kanë mundur. Paraprakisht nuk ka të dhëna për vlerën e mallit të grabitur në këtë argjendari nga më të mëdhatë e këtij qyteti.

Gjatë vitit 2019, argjendaria u vodh dy herë me një vlerë prej dhjetëra milionë lekësh.

Librazhd / Informacion paraprak

Gjatë natës, në qytetin e Librazhdit , është vjedhur pa thyerje një argjendari, në pronësi të shtetasit S.Xh., 64 vjeç, banues ne Librazhd. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Shtuar 29.01.2020 10:09