Gjendet trupi i pajetë i një peshkatari në Porto Romano

Një peshkatar është gjetur i pajetë ditën e sotme në Porto Romano.

Sipas informacioneve paraprake, peshkatari është mbytur në zonën e Currilave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 1 mars ndërsa njoftohet se rryma më pas e ka çuar trupin në zonën e Porto Romanos.

Personi i pajetë është Ardian Merkuri. Policia kufitare kishte marrë më herët sinjalizim për një person të mbytur. /albeu.com/


Shtuar 11.03.2020 09:19