Formula 1: Hamilton triumfon në Barcelonë, dominon garën nga fillimi deri në fund

Lewis Hamilton i ktheu gjërat aty ku i takojnë në Formula 1.

Pas vendit të dytë, fundjavën e kaluar, britaniku këtë të dielë nuk iu dha asnjë shans rivlëve të tij në pistën e Barcelonës, duke e udhëhequr garën nga fillimi në fund.

Ishte hera e katërt që shoferi i Mercedesit u ngjit në majën e podiumit në gjashtë gara e këtij viti.

Në karrierën e tij, tani ka 88 fitore, duke iu afruar rekordit të Michael Schumacher, me 91 fitore në Formula 1, madje atë mund të bjerë këtë vit.

Por, anglezi, megjithatë, arriti ta thyej një rekord të Schumacher, ai u bë piloti më me shumë podiume në Formula 1, plotë 156 të tillë.

Në vend të dytë doli Max Verstappen i Red Bull, ndërsa, Valtteri Botas, gjithashtu nga Mercedes, përfundoi podiumin në vendin e tretë.

Ferrari konfirmoi edhe një herë problemet me makinën, me Sebastian Vettel që mbylli garën në pozitën e shtatë, ndërsa piloti tjetër i “kokëkuqes” Charles Leclerc nuk e mbaroi garën.

1- Lewis Hamilton (Mercedes)

2- Max Verstappen (Red Bull): +24,177

3- Valtteri Bottas (Mercedes): +44,752

4- Lance Stroll (Racing Point): + 1 xhiro

5- Sergio Pérez (Racing Point): 1 xhiro

6- Carlos Sainz (McLaren): + 1 xhiro

7- Sebastian Vettel (Ferrari): + 1 xhiro

8- Alex Albon (Red Bull): + 1 xhiro

9- Pierre Gasly (Alpha Tauri): + 1 xhiro

10- Lando Norris (McLaren): + 1 xhiro

11- Daniel Ricciardo (Renault): + 1 xhiro

12- Daniil Kvyat (Alpha Tauri): 1 xhiro

13- Esteban Ocon (Renault): 1 xhiro

14- Kimi Raikkonen (Alfa Romeo): 1 xhiro

15- Kevin Magnussen (Haas): + 1 xhiro

16- Antonio Giovinazzi (Alfa Romeo): 1 xhiro

17- George Russell (Williams): + 1 xhiro

18- Nicholas Latifi (Williams) +2 xhiro

19- Romain Grosjean (Haas): +2 xhiro

20- Charles Leclerc (Ferrari): nuk e mbaroi garën


Shtuar 16.08.2020 16:11