Ferdinand Xhaferraj i jep lamtumirën regjisorit të njohur: Gjithmone i ri në ide dhe prodhimtari

Shkrimtari, regjisori dhe përkthyesi i njohur Gjergj Vlashi, ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare.

Ndër figurat e njohura që reaguan, është edhe kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj.

Xhaferraj në postimin e tij në rrjetin social facebook i shpreh ngushëllime familjarëve.

Postimi i plotë

Sapo u përcoll për në banesën e fundit miku ynë Gjergji Vlashi. I nderuar nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me Urdhërin “Nderi i Kombit”, ai ishte shumë dimensional, si: regjizor, dramaturg, shkrimtar dhe përkthyes. Gjithmone i ri në ide dhe prodhimtari, si dhe me një dëshirë të tejskajshme për të mbështetur të rinjtë. Me humorin e hollë dhe me shumë shije injektonte gjithmonë optimizëm.

Ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe miqve të tij!


Shtuar 7.10.2020 13:12