Erla Mëhilli flet pa doreza: Stili i Spiropalit nuk më pëlqen

Erla Mëhilli, zëdhënësja e Sali Berishës ka zbuluar shumë të fshehta që askush nuk i dinte më herët në karrierën e saj politike.

Ajo ka treguar në On Top se femrat që ruan marrëdhënie shumë të mira janë Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli.

“Unë kam pasur marrëdhënie të mira më gjitha, me Jozefinën, Majlindën. Jozefina sado tip i vështirë të ketë qenë kam edhe sot raport shumë të mirë me të”, është shprehur Mëhilli.

Më tej, ajo ka theksuar se nuk i pëlqen stili i Elisa Spiropalit apo Blerina Gjylameti.

“Aktualisht të them të drejtën zor se gjej, sepse politika e sotme po shkon drejt këtyre individëve që nuk mendojnë ndryshe nga kryetari. Por më ka pëlqyer zv/ ministrja e financave, Irena Beqiraj. Nuk më pëlqen stili i Elisa Spiropalit apo Blerinës, ndërsa nga PD-ja më pëlqen Jorida Tabaku, është shumë punëtore, ambicioze, e kam edhe mikeshë”, ka shtuar Mëhilli.


Shtuar 8.08.2020 06:26