EMOCIONUESE/ Qytetarët e Tiranës duartrokasin mjekët dhe infermierët (VIDEO)

Qytetarët e Tiranës kanë dalë në dritare dhe ballkone sot në mbasdite duke duartrokitur mjekët shqiptarë të cilët po japin gjithçka në këto ditë të vështira, për tu kujdesur për të prekurit nga koronavirusi.

Shqiptarët iu përgjigjën nismës së bërë në emisionin “Hipokrati” në Top Channel, që u kërkoi të dalin në ballkone dhe të duartrokasin mjekët, duke u dhënë një mbështetje të fortë atyre.

Edhe kryeministri Edi Rama reagoi pas nismës së emisionit “Hipokrati”, duke e konsideruar “Një nismë të bukur”.


Shtuar 14.03.2020 16:50