E rëndë në Librazhd, punëtori humb jetën pasi e zuri pompa e betonit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd.

Një burrë ka humbur jetën teksa po punonte në banesën e një shtetasi tjetër.

Policia lokale bën me dije se shtetasi me iniciale K.K, ishte duke punuar kur ka mbetur fillimisht i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë.

Librazhd/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Dorëz, Librazhd, shtetasi K.K., duke punuar në banesën e shtetasit H.H., e ka zënë pompa e betonit dhe si pasojë është plagosur dhe ka ndërruar jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 25.09.2020 11:09