E RËNDË/ Kurtit i vendosin arkivol para zyrës (FOTO LAJM)

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit i është vendosur një arkivol para zyrës së qeverisë, raporton Gazeta Express.

Albin Kurti vazhdon të kritikohet nga opozita për punën e tij, sidomos tek çështja e taksës.

Para objektit të Qeverisë së Kosovës, Kurtit i është vendosur një arkivol që simbolizon “varrosjen e premtimeve” të tij.

Kjo formë e protestës po bëhet pak minuta para se të fillojë seanca në Kuvendin e Kosovës e thirrur nga AAK ku do të diskutohet për taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe.

Ndryshe, seanca ku po flitet për taksën ka nisur para pak minutash dhe aty po merr pjesë edhe kryeministri Kurti.


Shtuar 2.03.2020 10:59