E morën në sy?! I riu përplas Lambon vetëm 20 minuta pasi e kishte blerë (VIDEO)

Një Lamborghini i ri në vlerë prej 220 mijë eurosh u përfshi në një aksident automobilistik vetëm 20 minuta pasi ishte blerë.

Lamborghini Huracan, me vlerë mbi 220 mijë euro, papritmas pësoi një dështim mekanik dhe u godit prapa nga një furgon në autostradën M1 dje në Mbretërinë e Bashkuar.

Lamborghini humbi rrotën e pasme ndërsa pjesa më e madhe e pjesës mbrapa u shtyp nga përplasja e papritur me furgonin.

20 vjeçari u përfshi në aksident rreth orës 1 pasdite në pranë Leeds, West Yorkshire.

Richard Whiteley, nga Policia e York Yorkshire, tha që Lamborghini u ndal në korsinë e tretë për shkak të një dështimi mekanik.

Një zëdhënës i policisë tha se shoferi i furgonit pësoi lëndime në kokë, por jo diçka serioze.


Shtuar 25.06.2020 15:28