Mbrëmja e djeshme paska qenë një natë e zezë për Shqipërinë.
Tre persona janë vrarë me thikë, në ngjarje të ndryshme nga njëra tjetra.
Një vrasje me thikë ka ndodhur në Xhafzotaj në Shijak, mbrëmë rreth orës 23:05. Shtetasit Fiqiri Çalliku, 65 vjeç dhe Fadil Çalliku 63 vjeç(vëllezër), të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës.
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës 65 vjeçari Fiqiri Çalliku.
Ndërkohë 2 vrasje të tjera kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në Elbasan.
Rreth orës 22:10 u bë me dije nga policia se u vra me thike 23 vjeçari Regis Runaj i cili ishte një personazh i njohur për policinë.
Ndërkohë po në Elbasan mbeti i vdekur Florian Lamçja 40 vjeç pas një konflikti me Adriano Hajdarin 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktarin 34 vjeç.