Ditën e djeshme Lefter Zhidru ka ngritur në këmbë gjithë qytetin e Elbasanit dhe dhjetra oficerë të RENEAS dhe jo vetëm.
Pas rezisistencës së tij për orë me radhë policia vendosi ta ekzekutojë.
Por, në hetimndodhet bashkëshortja e tij pasi nuk njoftoi lidhur me arsenalin që Zhidru fshihte në shtëpi.
41-vjeçarja ka hedhur akuza ndaj policisë dhe ndaj medias. Madje Floresha Zhidru akuzon policinë për vrasjen e 71-vjeçarit, i cili u ekzekutua dje nga RENEA, pasi bëri rezistencë me armë.
Kujtojmë se 71-vjeçari Lefter Zhidru për 5 orë qendroi i armatosur dhe hapi zjarr ndaj forcave policore, duke plagosur dy të rinj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Ai u ekzekutua nga forcat RENEA pasi nuk pranoi të dorëzohej, ndërkohë që hapi zjarr ndaj tyre deri në momentin e fundit.