Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Shijak ku ka takuar banorët të cilëve tërmeti u shkatërroi shtëpitë.
Por nga atje ai ka përmendur edhe koronavirusin. Në një moment kur e gjithë bota po përballet me këtë sfidë, sipas Ramës në Shqipëri më e rrezikshme është epidemia e lajmeve të rreme.
“Jam jo fort i lumtur me këtë bombardim lajmesh për koronavirusin që sigurisht është një problem patjetër, përbën shqetësim të madh për ne, gjithë botën, vende e fuqira shumë të mëdha po ndeshen e kanë vështirësi shumë të mëdha, por ajo që është e sigurt që krahas me epideminë që ka të panjohurat e veta ka një epidemi të lajmeve të rreme, komenteve pa asnjë bazë shkencore që rrit shumë panikun, ankthin e pasigurinë te njerëzit dhe kjo sipas porosive që jep OBSH nuk ndihmon, por pengon shumë”- tha Rama. /albeu.com/
