Policia ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Shkodër, ku Hilë Simoni goditi dhe kaloi nën rrotat e makinës komshien e tij, Katrina Hilën.
61- vjeç, Simoni mësohet se është arrestuar në tentativë për t’u larguar.
Të lidhura
None found
Ndërkohë Policia thekson se pikërisht Simoni ka goditur qëllimisht me automjetin tip ”Mitsubishi” Katrina Hilën duke ia thyer këmbët.
Ajo u dërgua në spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Perplas me makine qëllimisht një shtetase, pas një konflikti, falë reagimit të shpejtë të Policisë kapet dhe arrestohet autori i kësaj ngjarje
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër falë reagimit të shpejtë, kapet dhe arrestohet në flagrancë në tentative për tu larguar, shtetasi H. S. 61 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër
Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi në lagjen Kertollaj, në fshatin Gur i Zi, është kofliktuar me shtetasen K. H. 55 vjeçe banuese në fshatin Guri Zi, Shkodër dhe me pas shtetasi H. S. ka përplasur qëllimisht me mjetin e tij tip “Mitsubishi”, këtë shtetase duke i thyer këmbët, e cila është dërguar për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Automjeti me të cilin ka përplasur shtetasen K. H. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
