Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Shqipëri

Mëngjsin e sotëm është shënuar viktima e katërt nga koronavirusi në vendin tonë.

Njoftimin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë e cila ka njoftuar se bëhet fjalë për një 43 vjeçar nga Kavaja.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjendja e 43 vjeçarit është rënduar mbrëmjen e djeshme, ku viktima është vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

Ministria e shëndetësisë njofton se 43 vjeçari përpos obezitetit, nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.

Njoftimi
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

“Ministria e Shëndetësisë/Zyrtare
COVID-19/ Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 43-vjeçar, viktima e 4 me COVID-19

Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.
Pas rëndimit të gjendjen gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.
43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.
43-vjeçari është viktima e katërt i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”.


Shtuar 23.03.2020 07:57