Përmbyset makina në Tiranë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Mësohet se një makinë, me drejtuese një femër, është përmbysur në rrugë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar një ambulancë, ndërkohë që drejtuesja e mjetit është transportuar për në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 14.01.2020 07:39