Merret peng një person në Kamëz

Një person është rrëmbyer paraditen e sotme në Kamëz.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ndërkohë që autoritete janë vënë në ndjekie të makinës që dyshohet se ka marrë me dhunë një person.

Kamëz/Informacion Paraprak

Rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 17.01.2020 12:06