Lajme të mira, 265 pacientë mposhtën COVID-in në 24 orë

Në 24 orët e fundit janë shënuar 265 pacientë nga koronavirusi në vendin tonë, duke shënuar kështu një tjetër rekord.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 265 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.

Numri i të shëruarve që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit ka shkuar në 8342 në total.


Shtuar 2.10.2020 13:39