Botuesi Henri Çili ka folur sot për mediat në lidhje me ndalimin e tij dhe më pas lirimin e tij nga gjykata në një operacion të iniciuar nga Prokuroria dhe Policia e Përmetit.
Analisti Çili e ka quajtur ndalimin e tij një shkelje shumë të rëndë proceduriale. Ai ka theksuar se akuzat nuk kanë asnjë lidhje me të si botues, por në lidhje me kompaninë ligjore ku ai disponon 75% të aksioneve.
“Unë personalisht e ata s’kishim pasur asnjë precedentë penalë në jetën tonë, unë s’kisha asnjë rrezikshmëri për t’u larguar apo për të kryer një krim tjetër, as për të prishur provat.
Një mosthirrje normale por ndalimi e më pas arrestimi ishte i pajustifikuar në rrethanat kur një person ndalohet e njihet me akuzën.
Gjykata e Përmetit e normalizoi disi situatën por do kishte qenë më mirë hetim në gjendje të lirë se s’kam asnjë lloj rrezikshmërie. Do sqaroj edhe akuzat një për një për një çështje që ndër mijëra cështjet që ka policia e shtetit, kjo shkaktoi kaq bujë”.
Nuk kishte asnjë arsye të ligjshme për arrestimin tim, do të kishte qenë më mirë që të ishte hetim në gjendje të lirë-ka thënë ai.