COVID-19 merr 1 jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e fundit nga të dhënat e COVID-19 në Shqipëri.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 331 testime dhe janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një person ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Një 69 vjeçare nga Shkodra e shtruar në gjendje të rëndë nuk e fitoi dot betejën. /albeu.com/


Shtuar 19.07.2020 14:08