Atentati ndaj dy biznesmenëve në Laç, ndalohet një person

Policia ka ndaluar një person, i cili dyshohet se autor i atentatit te dyfishtë që ndodhi në 30 Maj në Laç, ku mbetën të vrárë biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Sipas informacioneve të para, mbrëmë në një spital në Tiranë ka shkuar një person, i identifikuar me inicialet E.D, 30-vjeç, që ishte plágosur, dhe që dyshohet se ka pasur gisht pikërisht në ngjarjen e 30 Majit në Laç.

Kanë qenë mjekët ata që kanë konstatuar se 30-vjeçari kishte plágë të shkaktuara nga árma e zjárrit, dhe që dyshohet se i ka marrë që prej disa ditësh. Më pas ata kanë njoftuar pòlicinë, e cila nga ana e saj i ka marrë personit të dyshuar shenjat e gishtave.

Nuk dihet ende roli që ka pasur personi i ndaluar, ndërkohë që pòlicia po bën verifikimet për rastin në fjalë.


Shtuar 23.06.2020 07:09