Aksident në Laç-Fushë Krujë, plagoset 23 vjeçarja

Një Aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Laç-Fushë Krujë.

Një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.L., ka goditur mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E.S., e për pasojë është dëmtuar shtetasja I.S., 23 vjeçe, e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2020, rreth orës 13:00, në autostradën Laç-Fushë Krujë, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.L., ka goditur mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E.S., e për pasojë është dëmtuar shtetasja I.S., 23 vjeçe, pasagjere në mjetin tip “Toyota” e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 22.02.2020 14:11