Aksident i rëndë në Koplik, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Koplik.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja e rëndë i ka marrë jetën një personi ndërsa ka mbetur i plagosur një tjetër i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime bëjnë me dije se automjeti ka dalë nga rruga duke shkaktuar kështu vdekjen në vendngjarje të një personi për të cilën mësohet se është grua.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe në vijim pritet të mësohet më shumë rreth emrit dhe moshës së viktimës si dhe shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 29.01.2020 14:47