Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën 57 vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë, tek mbikalimi i Harizaj.

Policia bën me dije se ka ndërruar jetë në vend një 47 vjeçare, e cila është përplasur nga një makinë.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 01.07.2020, rreth orës 14:50, tek mbikalimi i Harizaj, në Kavajë, mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka aksidentuar shtetasen T.L., 47 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 1.07.2020 13:29