Analizat e 50 vjeçares nga Lushnja e cila dyshohej se ishte e prekur nga koronavirusi sipas autoriteteve nuk nxjerrin prekje të saj me koronavirus.
Shtetasja me iniciale M.V nga Lushnja kishte dy ditë që kishte ardhur nga Padova e Italisë.
Mësohet se analizat e bëra në Tiranë dolën negative.
Zonja 50 vjeçare shfaqi vështirësi në frymarrje, temperaturë e lartë dhe dhimbje artikulacionesh duke ngritur dyshimet që ajo ishte prekur nga koronavirusi.