Më 25 mars u shkarkuan nga Qeveria e tash po kërkojnë zgjedhje të reja.
Qeveria “Kurti”, ra me mocionin e mosbesimit të iniciuar nga partneri i saj qeverisës, LDK, parti kjo që tash ka formuar qeverinë e re.
None found
E në Lëvizjen Vetëvendosje kanë nisur peticionin e nënshkrimeve të qytetarëve për shkuarje në zgjedhje të reja.
Në këtë parti thonë se përgjigja qytetare është e jashtëzakonshme në mbështetje të kërkesës kundër atyre që tradhtuan vullnetin e shprehur më 6 tetor.
“Deri sot janë mbledhur 150 mijë nënshkrime dhe peticioni ende po vazhdon. Ditëve në vijim do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në çdo fshat e lagje për të lehtësuar procesin e nënshkrimit të peticionit për të gjithë qytetarët që duan ta plotësojnë atë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, shkruan lajmi.net.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Sot u bënë një javë prej kur filluam mbledhjen e nënshkrimeve në peticionin online për të vazhduar të nesërmen edhe atë fizik gjithandej nëpër Rëpublikën e Kosovës.
Kërkesa është një: “Duam Zgjedhje!”, ndërkaq përgjigja qytetare është e jashtëzakonshme në mbështetje të kësaj kërkese të drejtë dhe legjitime përkundër atyre që pasi tradhtuan vullnetin e shprehur me 6 tetor vazhduan edhe ta vjedhin atë.
Me vullnet të vjedhur nuk do të mund as të qeverisin e as të përvjedhin ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin.
Deri sot janë mbledhur 150 mijë nënshkrime dhe peticioni ende po vazhdon. Ditëve në vijim do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në çdo fshat e lagje për të lehtësuar procesin e nënshkrimit të peticionit për të gjithë qytetarët që duan ta plotësojnë atë.
Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka mbrojtur vendimet e tij pas eliminimit dramatik nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës së…
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të lansojë të enjten modulin elektronik të trajnimit për konfliktin e interesit dhe…
Ka përfunduar pas disa orësh protesta e 46-të radhazi e opozitës dhe qytetarëve para godinës së Kryeministrisë, ku kërkesa kryesore…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj,…
Lionel Messi vazhdon të bëjë histori në Kupën e Botës. Kapiteni i Argjentinës u bë lojtari më i vjetër që…
Dashi Dite e zakonshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ja kaloni mire pranë partnerit,…