Categories: Uncategorized

VV e prerë: Nuk dërgojmë emër për Kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje po i kërkon Presidentit Thaçi që të mendojë datën e zgjedhjeve në vend se të kërkojë emra për kryeministër të ri. Nga Zyra për Media e VV-së kanë thënë se posa të përfundojë pandemia e Covid-19, Kosova duhet të hyjë në afatin kushtetues dhe të shpallen zgjedhjet e reja.

Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar porosi Presidentit Hashim Thaçi të mos mendojë opsion tjetër përpos zgjedhjeve të reja pas përfundimit të pandemisë botërore me koronavirus që ka prekur edhe Kosovën shkruan ekspress.

Të lidhura

None found

Zyra për media e partisë fituese të zgjedhjeve të fundit ka thënë se Qeveria në detyrë është e fokusuar në luftën e koronavirusit e më vonë për zgjedhje të reja. E, jo për të dërguar emër të ri për Shef të Qeverisë.,

“Tash për tash të gjithë ne së bashku me Qeverinë jemi të fokusuar rreth Pandemisë së Coronavirusit. Sapo të kalojmë këtë pandemi menjeherë duhet të shkojmë ne zgjedhje të reja. Kësisoj Presidenti Thaçi nuk ka çka kërkon emra për kryeministër të ri, por le të mendoj rreth datës së zgjedhjeve porsa të mbaroj çështja urgjente e Covid19”, kanë deklaruar nga VV.

Një ditë më parë, Presidenti Thaçi tha se prej të hënës do t’i nisë bisedimet për partitë për themelimin e Qeverisë së re. Tha se kërkon një Qeveri me bazë të gjerë.

Siipas Kushtetutës, Shefi i Shtetit së pari duhet të kërkojë nga partia fituese e zgjedhjeve të certifikuara emrin e mandatarit

Por nga Lëvizja Vetëvendosje po shprehen kundër dërgimit të emrit të ri për kryeministër.

Qeveria e Kosovës u rrëzua me votat e më shumë se 2/3 e deputetëve pasi LDK organizoi mocion mosbesimi.

Negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së kishin zgjatur më shumë se 3 muaj, kurse qeverisja mes tyre vetëm 50 ditë.

të fundit

After failed execution attempt, Christa Pike leaves hospital and is treated in prison

E dënuara me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Christa Pike, është larguar nga spitali dhe është rikthyer në…

5 seconds ago

134th protest against the government today! Citizens continue their resistance: Rama, resign!

Revoltës qytetare dhe aksionit opozitar kundër kabinetit qeveritar, i është shtuar sot një tjetër kapitull rezistence në kryeqytet, me protestuesit…

32 seconds ago

Java e 6-të e Superiores mbyllet me derbin Partizani–Tirana, Egnatia dhe Dinamo synojnë Teutën

Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027Sonte do të luhen tre ndeshjet e fundit që përmbyllin javën e 6-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

21 minutes ago

Sulmi në aeroportin ndërkombëtar të Riadit lë 12 të vdekur dhe 309 të plagosur

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 309 të tjerë janë plagosur nga një sulm në aeroportin ndërkombëtar të…

25 minutes ago

Pas tentativës së dështuar për ekzekutim, Christa Pike del nga spitali dhe trajtohet në burg

E dënuara me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Christa Pike, është larguar nga spitali dhe është rikthyer në…

25 minutes ago

Kritika të forta nga Prishtina pas shfaqjes së lirë të Radoiçiqit në mitingun e Vuçiqit

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar praninë e Milan Radoiçiqit në një tubim zgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në…

26 minutes ago