maqedoni

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, sonte skadon afati për mbledhjen e nënshkrimeve, 7 kandidatë zyrtarisht në garë

Maqedoni e Veriut- Shtatë kandidatë do t’i futen zyrtarisht garës për president, ndërkohë që sonte në mesnatë skadon afati për mbledhjen e të paktën 10 mijë nënshkrimeve të nevojshme.

Profesorja dhe deputetja Gordana Siljanovska Davkova hyn në garë si kandidate e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja dhe partitë e koalicionit. Ajo është në këtë garë për herë të dytë, duke qenë se në vitin 2019, në rrethin e dytë humbi betejën ndaj kundërkandidatit të saj Stevo Pendarovski.

Të lidhura

None found

Presidenti Pendarovski në këto zgjedhje për mandatin e dytë ka mbështetjen e LSDM-së dhe partive të tjera të koalicionit.

I treti në listë me më shumë nënshkrime të mbledhura është Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës, kryetar i lëvizjes “E di” dhe ish funksionar i LSMD-së.

Pas tij është Stevço Jakimovski, kryetar i Komunës së Karposhit.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani është kandidati i BDI-së në këto zgjedhje.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka mbështetjen e koalicionit opozitar shqiptar “VLEN”.

“E Majta” në këto zgjedhje do të garojë me kandidaten e saj, profesoren Biljana Vankovska.

Tetë kandidatë të tjerë që ishin paraqitur për të plotësuar kushtin e mbledhjes së të paktën 10 mijë nënshkrimeve nga votuesit, nuk arritën të sigurojnë mbështetjen e nevojshme.

Shorti për listën e vetme të kandidatëve do të zhvillohet më 28 mars kurse fushata zgjedhore fillon më 4 prill.

Nëse në rrethin e parë asnjëri nga kandidatët për president nuk e merr shumicën e votave, në rrethin e dytë do të votohet për dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota.

Për president në rrethin e dytë zgjidhet kandidati që fiton më shumë vota në rast se kanë dalë më shumë se 40% e votuesve të regjistruar në listë. /Alsat.mk

të fundit

Shehaj në ditën e 161-të të protestës: Shqiptarët kërkojnë ndryshimin e klasës politike të korruptuar

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar nga protesta që ka hyrë në ditën e 161-të, duke theksuar se…

7 minutes ago

Molotov para Kryeministrisë pas zhvendosjes së protestës

LIVE- Protesta zhvendoset para Kryeministrisë, hidhet molotov [...]Read More...

18 minutes ago

Pas 18 muajsh në Anfield, Jeremie Frimpong mund të vijojë karrierën në Arabinë Saudite

Jeremie Frimpong mund të largohet nga Liverpooli vetëm 18 muaj pas transferimit të tij në Anfield, pasi raportohet se klubi…

23 minutes ago

Policia përdor ujë me presion ndaj protestuesve mes tensioneve para Ministrisë së Arsimit

Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve [...]Read More...

33 minutes ago

Pas disa orësh proteste te Ministria e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë [...]Read More...

34 minutes ago

Aleksandar Jovicic pas fitores ndaj Laçit: Marrëveshja me trajnerin Karoglan dhe ndeshja e kaluar kryesisht në mbrojtje

Mbrojtësi boshnjak, Aleksandar Jovicic, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën Laçi – Partizani, të fituar 1 -…

36 minutes ago